3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Maturantët bënë hatme Kur’anin fisnik

Më të lexuarat

Në ditën e xhuma të datës 04.maj.2012 në një atmosferë të mrekullueshme, maturantët e medresesë Alauddin të Prishtinës përfunduan në tërësi leximin e Kur’anit fisnik të cilin e patën filluar në vitin e tyre të parë shkollor në medrese.

Në këtë rast prezent ishte edhe myftiu Mr. Naim Tërnava, kësaj radhe edhe në cilësi të prindit meqë në këtë gjeneratë hatme bëri djali edhe djali i tij. Të ftuar ishin familjarët e nxënësve dhe pjesë të stafit arsimor edukativ të shkollës.
Programi filloi siç e do rendi me ajete nga Kur’ani fisnik. Programin e hapi drejtori z. Bahri Simnica. Fjala e rastit në vijim ishte e Muftiut Tërnava, pastaj të kujdestarit Driton Arifit dhe Rrahim Aliut. Prof. Ekrem Maqedonci u paraqit me një fjalë rasti në cilësi të profesorit të lëndës së Kur’anit. Secili nga të lartpërmendurit falënderuan shkollën për punën, prindërit për përkrahjen kurse nxënësit i këshilluan që Kur’anin ta kenë udhërrëfyes për jetën e tyre.
Programi vazhdoi me pikën kyqe, leximin e nga një pjese të Kur’anit nga secili nxënës. Në fund u lexua duaja e hatmes, e cila solli emocione shumë të mira.
Në fund në emër të prindërve nxënësve me këshillë iu drejtua z. Bastri Morina.
Medreseja Alauddin uron nxënësit për hatmen, duke lutur Allahun e Lartë që Kur’ani fisnik të jetë udhërrëfues për të gjithë në jetën e dunjasë kurse dritë e ndërmjetësues në ahiret./medreseja/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit