Në një deklaratë që bëri të mërkurën në Losby të Oslos i dërguari special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, la të kuptohet se bisedimet e Sirisë mund të rifillojnë në Gjenevë pas muajit të Ramazanit.
I dërguari special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, la të kuptohet të mërkurën një cikël të ri bisedimesh për paqen në Gjenevë në korrik, me shpresën për avancime amerikano-ruse në samitin e G20-ës në fillim të muajit të ardhshëm.
Këto bisedime do të zhvillohen në korrik, pas Ramazanit, që përfundon më 24 qershor, por gjithashtu duke u siguruar që zbutja e tensioneve të funksionojë realisht”, tha Mistura gjatë një konference shtypi në Losby, pranë Oslos.
Rusia, Irani dhe Turqia ranë dakord më 4 maj për të vënë në zbatim katër zona sigurie në Siri në përfundim të bisedimeve të Astanës (Kazakistan).
Ky proces shënohet njëkohësisht me atë të opozitarëve sirianë në Gjenevë, nën udhëheqjen e OKB-së.