Sekretari amerikan i Mbrojtjes, John Kerry, ka takuar familjen e ish-agjentit të FBI-së, i cili është zhdukur në Iran, gjashtë vjet më parë.
Përmes një deklarate, Kerry ka thënë se ka takuar gruan dhe djalin e Robert Levinsonit.
Deklarata përsërit se Qeveria e Shteteve të Bashkuara “mbetet e përkushtuar” në gjetjen e Levinsonit dhe ribashkimin e tij me familjen.
Levinson është zhdukur më 8 mars të vitit 2007, derisa vizitonte ishullin Kish të Iranit.
Byroja Federale e Inteligjencës (FBI) ka ofruar 1 milion dollarë shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e Levinsonit, i cili është pensionuar nga FBI-ja në vitin 1998.
Qeveria e Iranit ka thënë se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
09 mars 2013