-1.4 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Unioni i Studentëve të Anadollit shtron iftar në sheshin “Skënderbe”

Më të lexuarat

Kjo sofër e iftarit shtrohet në kuadër të “Ditës së 15-të të Ramazanit – Dita Botërore e Jetimëve”

SHKUP (AA) – Unioni i Studentëve të Anadollit nga Turqia dhe Organizata humanitare turke “Iyilik-Der” në vazhdën e fushatës “Sofra Vëllazërore” me anë të së cilës shtron iftare për jetimët në 15 vende të ndryshme të botës, shtroi iftar edhe në kryeqytetin e Maqedonisë, në sheshin “Skënderbe” të Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sofrës së shtruar në Shkup iu bashkangjitën rreth 500 besimtarë muslimanë, përfshirë përfaqësues të shoqatave lokale dhe të institucioneve, studentë, banorë të qytetit, si dhe shumë mysafirë tjerë të ftuar.

Muhammed Geçen nga Unioni i Studentëve të Anadollit, për AA bëri të ditur se sofrën e iftarit në Shkup e organizojnë në bashkëpunim me Forumin Rinos Islam dhe se në Shkup organizohet për herë të parë.

“Shpresoj që edhe vitin e ardhshëm të organizojmë një aktivitetet të këtillë. Normalisht se duam që kjo të mbetet traditë”, u shpreh Geçen, duke shtuar se përveç kësaj sofre të iftarit në sheshin Skënderbe, kanë organizuar edhe një tjetër sofër në Shkup vetëm për jetimët dhe familjet e tyre.

Ndryshe, kjo sofër e iftarit shtrohet në kuadër të “Ditës së 15-të të Ramazanit – Dita Botërore e Jetimëve”. Përveç në Maqedoni, kjo sofër e iftarit shtrohet edhe në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Halabxha (Irak), Somali, Kirgistan, Burkina Faso, Jemen, Bangladesh, Nigeri, Jerusalem, Qipro dhe Erbil.

Shoqatat turke të Shkupit dhe Fondacioni i Turqve të Rumelisë shtrojnë iftar

Shoqatat kulturore dhe humanitare turke të Shkupit “Köprü” dhe “Ensar”, në mbështetje të Fondacionit të Turqve të Rumelisë (Rumeli Türkleri Vakfı), në objekti Kurshumli Han në Shkup shtruan sofrën tradicionale të iftarit për besimtarët muslimanë.

Organizatorët duke u uruar pjesëmarrësve muajn e shenjtë të Ramazanit, theksuan se këto sofra të iftarit organizohen me qëllim që t’i bashkojnë të gjithë besimtarët e Maqedonisë dhe këto aktivitete të këtilla të përbashkëta të ndikojnë në bashkëjetesën e përditshme në vend dhe më gjerë.

Kryetari i Fondacionit të Turqve të Rumelisë, Keman Baltepe, në adresimin e tij i falënderoi pjesëmarrësit për praninë e tyre dhe shprehu kënaqësi që ai vet është pjesë e kësaj sofre të përbashkët.

“Uroj që Zoti të na pranojë lutjet tona në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Ne si një organizatë mbështesim shoqatat e Ballkanit me aktivitete të ndryshme dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim edhe në të ardhmen”, u shpreh Baltepe.

Në sofrën e iftarit të shtruar në Kurshumli Han morën pjesë koordinator i Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) në Shkup, Aytekin Ayden, ushtrues i detyrës së drejtorit në Qendrën Kulturore Turke “Yunus Emre” – Shkup, Fuat Korkmaz, İsmail Kocayusufoğlu, rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), Erdoğan Saraç, kryetar i Lëvizjes Nacionale të Turqve në Maqedoni, Luan Starova, anëtar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë, si dhe një numër i madh i udhëheqëse të shoqatave turke në Maqedoni, biznesmenëve, zyrtarëve dhe mysafirë të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit