Deputeti Fatmir Limaj është liruar nga paraburgimi para pak çastesh. Atij i është zëvendësuar masa e paraburgimit në arrest shtëpiak.
Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë Gjykata Supreme pas ankesës së tij. Limaj ndodhej në paraburgim nga 24 nëntori, njofton “Koha”.
Fatmir Limaj, ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit të kaluar, ndërsa masa ndaj tij dhe tre të akuzuarve tjerë, ka të bëjë me rastin e njohur si “Kleçka”, që ndërlidhet me akuzat për krime lufte.
Për këtë rast, Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ishte EULEX-i më pas që kërkoi rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme, transmeton Rel.
Rihapjen e procesit EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, (tashmë i ndjeri Agim Zogaj).
Të tjerët vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Gjykimi në rastin “Kleçka” pritet të nis në muajin prill. /kohaislame