15.3 C
Pristina
Sunday, October 6, 2024

A. Saudite ndalon transmetimet e “Al Jazeera”

Më të lexuarat

Hoteleve dhe objekteve të tjera të këtij lloji në Arabinë Saudite u është dërguar shkresa që nga lista e kanaleve televizive të heqin kanalin nga Katari “Al Jazeera”.

Hoteleve dhe objekteve të tjera të këtij lloji në Arabinë Saudite u është dërguar shkresa që nga lista e kanaleve televizive të heqin kanalin nga Katari “Al Jazeera”.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Turizmit dhe Trashëgimive Kombëtare thuhet se sipas rregullores së hoteleve dhe të vendeve të akomodimit në listat e kanaleve televizive në radhë të parë duhet të jenë kanalet zyrtare të vendit dhe se assesi nuk do të mund të jenë ato kanale që janë në kundërshtim me besimin dhe moralin.

Siç theksohet, në listën e kanaleve në hotele duhet të hiqen të gjitha kanalet televizive të Al Jazeera nga Katari.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet se ata që nuk e bëjnë rrezikohen të gjobiten me 100.000 rijalë sauditë (26.600 dollarë amerikanë).

Faqet e internetit dhe platforma digjitale e rrjetit medial “Al Jazeera” janë cak i sulmeve gjithnjë e më të shpeshta kibernetike në kulmin e krizës së Gjirit.

Një punonjës i lartë i këtij rrjeti mediatik dje theksoi se faqja e internetit dhe platforma digjitale e Al Jazeeras janë nën sulme sistematike hakerësh. Sulmet janë shpeshtuar dhe bëhen në forma të ndryshme.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Katarit, QNA, në natën e 23 majit publikoi deklarata “kundër SHBA-ve dhe pro-Iranit”, të cilat iu atribuuan Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.

Mirëpo disa orë pas kësaj u tha se faqja e QNA ishte përballur me sulme kibernetike dhe se nuk duhen marr parasysh deklaratat në fjalë.

Kanali televiziv “Al Arabia” dhe “SKY News Arabia”, të cilat bëjnë transmetime nga Emiratet e Bashkuara Arabe, krahas deklaratave zyrtare vazhdoi me këto transmetime.

Vendet si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ndaluan qasjen në të gjitha organet mediatike të Katarit që bëjnë transmetime në këto vende.

Më 3 qershor ishin publikuar postat elektronike, për të cilat pretendohet se i takojnë ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Uashington, Jusuf el-Uteybe dhe të cilat i vënë në dorë disa grupe të hakerëve.

Pretendohet se në këto posta elektronike ambasadori ka marrëdhënie të ngushta me Fondacionin pro-izraelit për Mbrojtjen e Demokracisë  (FDD) dhe se ka bashkëpunuar me këtë fondacion për të zhvilluar politika të përbashkëta kundër Turqisë dhe Katarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit