-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Yildirim: Armiqtë e Turqisë janë të gjithë ata me duart e përgjakura

Më të lexuarat

Kryeministri Binali Yildirim shtroi iftar për familjarët e veteranëve dhe të dëshmorëve në Pallatin Çankaya.

Kryeministri Binali Yildirim deklaroi se armiqtë e Turqisë, e cila nuk ka standarde të dyfishta në çështjen e terrorit,  janë të gjithë ata që kanë duart e përgjakura dhe që vrasin njerëzit e pafajshëm.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë iftarit të shtruar për familjarët e veteranëve dhe dëshmorëve në “Pallatin Çankaya” tha se terrori vazhdon të tregojë fytyrën e tij të vërtetë edhe në këto ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa i shprehu ngushëllime popullit vëlla dhe udhëheqjes së Iranit të tronditur nga sulmet terroriste dhe kërkoi mëshirë për viktimat e sulmit dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Yildirim theksoi se në shënjestër të terrorit është i tërë njerëzimi dhe vijoi me këto fjalë: “Pa marr parasysh se prej nga vjen dhe ku ndodh, ne dënojmë çdo lloj terrori. Ne nuk kemi standarde të dyfishta lidhur me çështjen e terrorit. Ne jemi armiq të të gjithë atyre që i kanë duart e përgjakura, ndaj atyre që vrasin dhe shkatërrojnë pasuritë e njerëzve të pafajshëm. Strukturat terroriste sulmojnë të gjitha vendet e botës. Ata vrasin të gjithë njerëzit pa dallim gjuhe, feje e race. Prandaj të gjitha vendet duhet të luftojnë kundër terrorit pa kusht. Në qoftë se nuk ia arrijmë kësaj atëherë terrori do të vazhdojë t’i shkaktojë probleme më të mëdha tërë botës”.

Me operacionet e ndërmarra si brenda ashtu edhe jashtë vendit ndaj PKK-së nuk lejohet që organizata të hapë sytë, deklaroi Kryeministri Yildirim ndërsa shtoi se lufta kundër terrorit vazhdon me vendosmëri dhe se atdheun do ta mbrojnë duke mos kursyer as jetën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit