Me librat deri në Xhennet
Ibn Rexheb (el Hanbelij) përcjell në “Dhejlut tabekat” (328/1) nga Ibnul Xheuzi se ai tregon për imamin Ebul Ala el Hemedhanij el Hafidh (v. 569) : “Më kanë treguar se e kanë parë në ëndërr në një qytet ku të gjitha muret e tij ishin me libra, dhe përreth tij kishte libra që nuk numëroheshin e ai ishte i angazhuar me leximin e tyre. I thanë: Ç’janë këta libra?! – Tha: Iu luta Allahut që të më lejonte të merresha këtu me atë që merresha edhe në dynja dhe Ai iu përgjigj lutjes sime!”
“Nxitësi për lexim” (fq.57)