1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A duhet te agjeroj kur zgjohem xhunub?

Më të lexuarat

Kush gdhihet xhunub dhe e ka zënë agimi në atë gjendje, atëherë lahet pas agimit dhe e vazhdon agjërimin, duke u bazuar ne hadithin e Aishes dhe atë të Umu Selemes, ku thuhet se:”Profeti, salallahu alejhi ve selem, ishte që e zinte agimi duke qenë xhunub për shkak të fjetjes me bashkëshorten. Ai ngrihej, lahej dhe e vazhdonte agjërimin” (E transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

Po ashtu nëse femra (me menstruacione apo lehoni) sheh se është pastruar/ka kaluar kohen e tyre para agimit, e ka detyrë agjërimin dhe nuk ka problem nëse e vonon larjen pas agimit, por nuk i lejohet ta vonojë deri në lindjen e diellit. Përkundrazi, duhet të lahet dhe të falet para se të lindë dielli. Po ashtu nëse dikush bëhet xhunub në gjumë gjatë ditës në Ramazan, nuk merret në përgjegjësi për këtë, duke u bazuar në hadithin e Ebu Hurejres, se Profeti, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:”Allahu ia ka falur umetit tim çfarë i kalon nëpër mendje përderisa nuk e flet atë gjë që e mendoi apo ta veprojë atë” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Libri “Gjashtëdhjetë çështje të rëndësishme rreth agjërimit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit