6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Të pyeturit e fallxhorëve është e ndarë në 4 kategori

Më të lexuarat

Shejkh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Të pyeturit e fallxhorëve dhe të ngjashëm është e ndarë në kategori të ndryshme:
Ndarja e parë: Thjesht duke bërë pyetje. Kjo është haram, sepse Profeti (sal Allahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush shkon të fallxhori dhe e pyet atë për diçka, namazi i tij nuk do të pranohet 40 netë.” (Sahih Muslim). Fakti se ai do të dënohet për pyetjen e tij, tregon se është haram. Sepse nuk ka asnjë dënim, përveç për gjërat e ndaluara.
Ndarja e dytë: Të pyes atë, t’i besojë dhe të pranojë fjalët e tij. Kjo është kufër, sepse të besuarit në lidhje me të fshehtën paraqet mosbesim në Kuran. Allahu thotë: “Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë, nuk i di të fshehtat…” (Surja en-Neml; 65)
Ndarja e tretë: Për ta pyetur atë si test (provë), për të caktuar/kuptuar se a po e thotë ai të vërtetën apo po gënjen dhe jo për t’i pranuar fjalët e tij. Në ketë nuk ka asgjë të keqe. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e pyeti Ibën Sejjad: “Çfarë fsheh unë prej teje?” Ky u përgjigj: “El-Dukh.” Ai tha: “Hesht! Ti kurrë nuk mund ta tejkalosh pozitën tënde.” Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e pyeti atë për diçka, për të cilën ai mendonte ta testojë atë dhe e njoftoi atë në lidhje me të.
Ndarja e katërt: Për ta pyetur atë si një demonstrim i paaftësisë dhe gënjeshtrave të tij dhe për këtë arsye ta testojë atë. Kjo mund të jetë një oblgim ose e kërkuar.”
(el-Kaul el-Mufid; 2/49)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit