0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Këto janë katër mënyrat e bërjes së dhikrit pas namazit

Më të lexuarat

Pyetësi thotë: Shejh i nderuar, pyetja ime e dytë ka të bëjë me shtesën në bërjen e dhikrit. A është kufizuar bërja e dhikrit me tridhjetë e tre (herë) apo shtesa mbi këtë numër është i lejuar?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Po. Dhikri që bëhet pas përfundimit është në disa forma:

E para: Njeriu të thotë subhanAllah dhjetë herë, el-hamdulilah dhjetë herë dhe Allahu Ekber dhjetë herë.

E dyta: Të thotë subhanAllah tridhjetë e tri herë, el-hamdulilah tridhjetë e tri herë dhe Allahu Ekber tridhjetë e katër herë.

E treta: Të thotë subhanAllah, el-hamdulilah dhe Allahu Ekber nga tridhjetë e tri herë pastaj e mbyll duke plotësuar njëqind me thënien la ilahe il lAllahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamd ue huve ala kul-li shejin kadir.

E katërta: Të thotë subhanAllah, el-hamdulilah, la ilahe il-lAllah dhe Allahu Ekber nga njëzet e pesë herë.

Nuk duhet që njeriu të shtoj mbi këto, pra mbi dhikrin që bëhet në përfundim të namazit, sepse Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e ka kufizuar këtë gjë.

Ndërsa nëse ai ka për synim të bëj dhikër të përgjithshëm d.m.th. duke mos pasur si qëllim se ky është prej dhikrit që thuhet në përfundim të namazit, kjo nuk përbën problem. Ngase përmendja e Allahut të Madhëruar në çdo kohë konsiderohet prej gjërave legjitime (të lejuara).

Allahu Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët, për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë.”

Fetaua nurun ala ed-derb audiokaseta me nr. (366)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit