-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

49 Të vrarë në një sulm ndaj autokolonës së ushtrisë irakiane

Më të lexuarat

Sulmi u organizua ndaj autokolonës ushtarake të ushtrisë irakiane të formuar me qëllim të dorëzimit të 66 ushtarëve sirianë të cilët u strehuan në Irak më 2 mars.

Në sulmin e organizuar ndaj autokolonës ushtarake, në të cilën ishin edhe ushtarët sirianë, të cilët ushtria irakiane përpiqej për ti kthyer në vend, janë vrarë 49 ushtarë.

Sulmi u organizua ndaj autokolonës ushtarake të ushtrisë irakiane të formuar me qëllim të dorëzimit të 66 ushtarëve sirianë të cilët u strehuan në Irak më 2 mars pasi forcat e Ushtrisë së Sirisë së Lirë kishin sulmuar njësinë e tyre.

Një zyrtarë i larë në nënprefekturën El-Enbar në deklaratën e bërë gazetarit të agjencisë së lajmeve “Anadolli”, (AA), njoftoi se 42 ushtarë sirianë që gjendeshin në këtë autokolonë janë vrarë dhe 8 të tjerë u plagosën, ndërsa bëri të ditur se në këtë sulm janë vrarë edhe 7 ushtarë irakianë dhe u plagosën 4 prej tyre.

Zyrtari në fjalë deklaroi se rol të madh në humbje të mëdha kanë luajtur edhe transporti me autobus të pablinduar dhe distanca e spitalit më të afërt me qindra kilometra.

Ndërkaq qeveria e Irakut dhe forcat e sigurisë nuk bënë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me këtë sulm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit