0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Nevzat BEJTA në shërbim të Lëvizje Gylen apo”Hizmet” (FOTO)

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i njohur me gafet e tij politike, tash po shpërfaqet edhe me një “sekret” tjetër duke i shërbyer agjendave të huaja duke bërë propagandë në emë të Lëvizjes Gylen në institucionet komunale. Sipas informatave burimore por edhe fakteve që kanë arritë në adresën tonë, shihet qartë se qendra për informim pranë komunës Gostivar, i shërbyeka lëvizjes së quajtur “Hizmet” apo siç njihet edhe si Gylen, duke shpërndarë dhe bërë propagandë me gazetën “Zaman”, që njihet si gazetë kryekëput në shërbim të kësaj lëvizje të huaj me agjendë të dyshimtë në Maqedoni. Sipas informatave jozyrtare, marrim vesh se vizita e Bejtës para disa ditëve në komunën Ejup të Stambollit, i ka shkaktuar shumë probleme kryetarit të kësaj komune, Remzi Aydin duke e akuzuar këtë të fundit se pse ai ka mbajtur takim me hizmetqarin e Gylenistëve në Maqedoni. Vlen të theksohet edhe një herë fakti se edhe më herët ka pasur disa informata në këtë drejtim ndaj Nevzat Bejtës, duke e quajtuar atë se është shërbëtor i Gylenistëve dhe jo shqiptarëve, shkaku se disa familjarë të Bejtës kanë qenë të arsimuar nëpër shkollat e kësaj lëvizje në Maqedoni. Shumë shqiptarë po edhe gostivaras, janë të habitur se kujt në të vërtet po i shërben Nevzat Bejta, propagandave me agjenda të huaja apo shqiptarëve?!

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit