Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se është e nevojshme që të vazhdohet dialogu për zgjidhje paqësore të krizës në marrëdhëniet midis Katarit dhe disa shteteve arabe që ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me të, raporton Anadolu Agency (AA).
“Në çdo rast, dialogu duhet të vazhdojë, në mënyrë që kriza të zgjidhet në mënyrë paqësore. Turqia ndihet e pikëlluar për situatën aktuale në rajon. Ne do të japim çdo mbështetje për normalizimin e situatës”, ka thënë Çavuşoğlu, pas një takimi me kreun e diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel, në Ankara.
Ndryshe, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni këtë mëngjes ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, të cilin e akuzojnë për destabilizim të rajonit.