3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Turqia do t’i japë të gjithë tapitë dhe tahiret e Perandorisë për katër vilajetet shqiptare

Më të lexuarat

Sipas drejtorit të Arkivit Qendror të Shtetit Ndoji, është duke u negociuar me arkivat osmane për t’u marrë tapitë e tokave për katër vilajetet në trevat shqiptare gjatë periudhës osmane. Dhe pse duhet thënë se me ndryshimin e kohës këto tapi kanë ndryshuar, ato me patjetër do kenë rëndësi për karakterin studimor të asaj periudhe, që duhet thënë se ha shumë vend diskutimi. Pronat në Shqipëri janë thembra e Akilit e disa qeverive, e këto regjistra kuptohet se nuk e zgjidhin, por ato do japin në kohë të vjetra, realisht pronarët e tyre.

Ndërkohë plot 2dy vjet i është dashur drejtorit të arkivave shqiptare, Gjet Ndoj, t’imbush mendjen autoriteteve turke për t’i dhënë Shqipërisë 57 tahiret (regjistra). Regjistrat, si quhen sot, janë pjesë specifike e 980 syresh për të gjithë perandorinë dhe që përmbajnë të dhëna bazike për vendin.

Së fundmi, në një takim në Stamboll, mbështetur edhe nga TIKA, struktura turke për promovimin e kulturës vendase, drejtori shqiptar ka pasur mirëkuptimin e palës turke dhe respektivisht Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ugur Unal dhe nëndrejtorit z. Sebahattin Bayram, që kanë krijuar lehtësirat për fillimin e hartimit të modaliteteve nga ku duhet të fillohet nga puna me shfrytëzimin e arkivave për dokumentet e tjera historike. Ndërkohë që të dy vendet do të shkëmbejnë specialistët në mënyrë që të krijohet një trafik shkëmbimi elektronik i materialeve, si edhe për t’u hapur studiuesve një rrugë të re dhe shumë efikase por edhe bashkëpunimin e ndihmën reciproke.

“Secili regjistër syresh arrin deri në 400 faqe dhe ka të dhëna interesante për trevat e shqiptarëve. Ato tashmë janë pjesë e arkivit tonë dhe shumë shpejt do të fillojë përgatitja dhe përpunimi i tyre”, thotë Ndoj.

Perandoria Osmane ka një trashëgimi të tërë prej 980 regjistrash në të gjitha trevat deri ku arriti në lulëzimin e vet, që do të thotë në gati katër kontinente.

Duket se përpjekja e palës shqiptare në këtë sfidë të re është konkretizuar pikërisht me këto regjistra. Interesante është se dokumentet do të hedhin dritë edhe për disa nga etërit të pavarësisë shqiptare dhe njerëzit që kanë bërë histori. Mes tyre është Ismail Qemali, ku drejtori Ndoj referon se ka shumë dokumente të panjohura për të për veprimtarinë politike. Ashtu, si shumë dokumente referohen për Bib Dodën, të ashtuquajturin ndryshe edhe princin e trevave katolike të veriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit