0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çfar domethënie ka fjala Ramazan?

Më të lexuarat

Fillimisht, ne duhet të kuptojmë domethënien e fjalës Ramazan.Ramazan, muaji i nëntë i kalendarit Islamik, ka prejardhje nga fjala Arabe Ramadan që rrjedh nga folja (رَمِضَrrameda). Disa shprehje Arabe na ndihmojnë të kuptojmë domethënien e kësaj fjale. P.sh. رَمِضَ النَّھَارُ (rramedan- nehãr) do të thotë që dita është bërë shumë e nxehtë. رَمِضَ الرَّجُلُ (rramederr- rrexhul) do të thotë njeriut i janë djegur këmbët nga toka që është bërë shumë e nxehtë.

Po kështu (rramedas sâimu) do të thotë që gjatë agjërimit brendësia e agjëruesit bëhet më e nxehtë për shkak të etjes që i jep temperatura e lartë.

Kështu që, nga kjo pikëpamje, Ramazani quhet i tillë sepse:

Agjërimi gjatë këtij muaji shkakton të nxehtët dhe përvëlim të brendshëm për shkak të etjes.
Adhurimi dhe përkushtimi ia përvëlojnë njeriut gjurmët e mëkateve.
Adhurimi dhe përkushtimi në këtë muaj ushqejnë zemrën me dashurinë e ngrohtë të nevojshme për Krijuesin e tij dhe krijesat e tij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit