1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hadithe rreth mirësive të agjërimit

Më të lexuarat

1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene:

Kam degjuar te Derguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) te thote: Allahu i Madheruar thote: “Cdo pune e birit te Ademit eshte per te pervec agjerimit, ai eshte per Mua dhe Une shperblej per te. Pasha Ate ne Doren e te Cilit eshte shpirti i Muhamedit, era e gojes se agjeruesit eshte me e dashur tek Allahu sesa era e miskut.” { Muslimi me nr. 1151}.

2. Ne nje transmetim tjeter thuhet:

“…Me te vertete per agjeruesin jane dy gezime: gezimi kur te cele iftarin dhe gezimi kur te takohet me Allahun.” {Muslimi me nr. 1151}.

3. Transmetohet nga Hudhejfe (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene:

Kam degjuar te Derguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) te thote: “Sproven e burrit ne familjen, pasurine, veten e tij, femijet dhe ne komshiun e tij e fshin agjerimi, namazi dhe urdherimi per te mire e ndalimi nga e keqja.” {E Buhariu me nr. 1895 dhe Muslimi me nr. 144 “}.

4. Transmetohet nga Sehl bin Sad; nga i Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene:

“Me te vertete ne xhenet eshte nje dere qe quhet Er Rajjan, do te futen ne te agjeruesit ne diten e Kiametit dhe nuk do te hyje askush tjeter pervec tyre. Do te thuhet: Ku jane agjeruesit? Ata do te ngrihen e drejtohen drejt saj. Nuk do te futet nga ajo dere askush tjeter pervec tyre. Kur ata (agjeruesit ) te futen, ajo do te mbyllet dhe nuk do te futet me asnje.” { Buhariu me nr. 1896 dhe Muslimi me nr 1152}.

5. Transmetohet nga Ebi Seid el Hudri (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene:

Kam degjuar te Derguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) te thote: “Kush agjeron nje dite ne rruge te Allahut ia largon Allahu atij fytyren nga zjarri sa 70 vjeshta.” {Buhariu me nr. 2840 dhe Muslimi me nr. 1153}.

6. Transmetohet nga Ebi Umameh (Allahu qofte i kenaqur prej tij!); nga i Derguari i Allahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) se ka thene:

“Kush agjeron nje dite ne rruge te Allahut, ben Allahu ndermjet tij dhe zjarrit nje hendek, sa largesia ndermjet qiellit dhe tokes.” Tirmidhiu “Sahih Sunenu et Tirmidhi” me nr. 1320

7. Transmetohet nga Abdullah bin Amer (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se i Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene:

“Agjerimi dhe Kurani te dy do te ndermjetesojne per robin ne diten e Kiametit. Do te thote agjerimi:” O Zot, ai u ndalua prej ushqimit dhe deshirat, ndaj me lejo qe une te ndermjetesoj per te!” Dhe do te thote Kurani:” Ai u ndalua prej gjumit te nates me lejo qe te ndermjetesoj per te!” Allahu u thote:”Ndermjetesoni!” { Shejh Albani (Allahu e meshirofte!) thote: “Qe do te thote: Do te ndermjetesojne te dy (si agjerimi dhe Kurani) tek Allahu dhe ai futet ne xhenet.” Ahmedi dhe Tabarani ne “El Kebir” dhe e ka saktesuar shejh Albani (Allahu e meshirofte!) ne “Sahih et tergib ue et terhib”}.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit