15 avionë turq “F-16” për 7 orë me radhë kanë sulmuar bazat e fortifikuara të militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK) në zonat e larta malore pranë kufirit me Turqinë në veri të Irakut.
Militantët e PPK-së depërtojnë sistematikisht në territorin turk nga bazat e tyre në veri të Irakut për të kryer sabotime në objektet ushtarake dhe ekonomike turke.
Sulmet ajrore u kryen në një kohë kur Ankaraja kishte intensifikuar përpjekjet për zgjidhjen paqësore të konfliktit të armatosur me PPK-në.