2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

A e prish agjërimin larja e dhëmbeve?

Më të lexuarat

Pyetje: Cili është gjykimi që të lahen dhëmbët me pastë dhëmbësh dhe përdorimi i pikave për vesh, hundë dhe sy? Çfarë duhet të bëjë agjëruesi në qoftë se ai ndien shijen e tyre në fyt?

Përgjigje: Përdorimi i pastës së dhëmbëve nuk e prish agjërimin. Kjo është e njëjta gjë sikurse larja e dhëmbëve me sivak. Megjithatë, nëse pasta shkon poshtë në fyt pa qëllim ai nuk është i detyruar ta kompensojë këtë ditë.

E njëjta gjë vlen edhe për pikat e veshëve dhe të syve. Sipas mendimit më të saktë ato nuk e prishin agjërimin. Por nëse ndihet shija e tyre, është më e sigurt që të kompensohet ajo ditë, por nuk është e detyrueshme, sepse ato nuk kanë të njëjtin efekt sikurse ushqimi dhe pija.

Në lidhje me pikat e hundës, nuk është e lejueshme përdorimi i tyre. Profeti -صلى الله عليه وسلم- ka thënë:

“Fute ujin thellësisht në hundë (gjatë marrjes abdes), përveç nëse je agjërueshëm.” [1]

Duke u bazuar në këtë, personi i cili ka përdorur pikat e hundës gjatë agjërimit, duhet ta kompensojë këtë ditë.

______________________________________________________________________________

Ebu Davudi (142), Tirmidhiu (788), Nesaiu (1/66) dhe Ibn Maxheh (407).

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Erkanul-Islam, fq. 257-275

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit