0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Muslimanët në Australi kanë pritur iftarin e parë të Ramazanit

Më të lexuarat

Agjërimi i ditës së parë të muajit të Ramazanit në Australi ka zgjatur 11 orë e 20 minuta. Në Australi jetojnë rreth 550 mijë muslimanë

MELBURN (AA) – Besimtarët muslimanë në Australi kanë pritur iftarin e parë të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjërimi i ditës së parë të muajit të Ramazanit në Australi ka zgjatur 11 orë e 20 minuta. Në Australi jetojnë rreth 550 mijë muslimanë, ku shumica e tyre iftarin e parë e kanë pritur në rrethin familjar ose me miqtë.

Tayyip Yapici, imam i xhamisë Meadow Heights në Melburn, iftarin e parë e ndau me familjen dhe me fqinjët.

Ai për AA tha se ndihet i lumtur, për faktin se iftarin e parë e ndau me fqinjët dhe miqtë. Yapici theksoi rëndësinë e agjërimit dhe iftarit jashtë vendit.

Fixhi, Zelanda e Re dhe vendet e Paqësorit janë vendet të cilat çdo vit presin të parët iftarin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit