5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Paria shtetërore e Kosovës uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të Ramazanit

Më të lexuarat

Kryeministri në largim, Isa Mustafa dhe Presidenti Hashim Thaçi uruan besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Dua të ndajë me ju urimin tonë të përbashkët për të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Ky muaj, për të gjithë besimtarët myslimanë është simbol i sakrificës, i paqes dhe i përkushtimit ndaj Zotit dhe ndaj njëri-tjetrit. Ne u përpoqëm të shmangnim fushatën parazgjedhore gjatë muajit të Ramazanit. Ju kërkojmë ndjesë që nuk arritëm t’i bindnim edhe oponentët tanë politikë për ta respektuar traditën unike që muaji i Ramazanit ka kultivuar tek familjet tona dhe në shoqërinë tonë. Ne do të mundohemi maksimalisht që gjatë ditëve në vijim, të përçojmë tek të gjithë mesazhet dhe kuptimin e muajit të Ramazanit dhe traditës sonë të tolerancës e mirëkuptimit. Ju uroj një agjërim të lehtë, harmoni dhe begati për të gjitha familjet tona”, shkruan Mustafa.

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, tha se muaji i shenjtë i Ramazanit është një periudhë kur reflektohet mbi humanizmin dhe u shtrihet dora të varfërve.

“Muaji i shenjtë i Ramazanit është një periudhë kur reflektojmë mbi humanizmin, kur ua shtrijmë dorën të varfërve, kur përçojmë mesazhet për paqe dhe solidaritet, duke fisnikëruar shoqërinë tonë. Të gjithë pjesëtarëve të komunitetit mysliman, urime të përzemërta për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar”, deklaroi Thaçi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit