Kompania finlandeze e prodhimit të telefonave dhe pajisjeve të tjera teknologjike, Nokia, dje ka lajmëruar pajisjen e saj më të fundit, Nokia Lumia 520.
Ndërsa sot, T-Mobile ka bërë të ditur që do të lansoj në Amerikë versionin e ri të kësaj pajisje të quajtur Lumia 521. Lumia 521 do të përfshijë specifika të ngjashme me Lumia 520.
Disa nga këto specifika janë ekrani 4 inç IPS me rezolucione prej 800×480 piksel dhe procesori dy-bërthamor Snapdragon 1GHz. Megjithatë, T-Mobile ende nuk ka bërë të ditur detajet rreth lansimit të pajisjes së re.