3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Turqi, gjykata kërkon që Fethullah Gylenit t’i merret nënshtetësia

Më të lexuarat

Në Gjykatën në Adana në rrjedhë është procedura kundër 120 personave të lidhur me organizatën terroriste FETO, në mesin e të cilëve gjendet edhe Fethullah Gylen

ADANA (AA) – Gjykata Penale në qytetin Adana të Turqisë ka dërguar kërkesë deri tek Ministria e Drejtësisë së Republikës së Turqisë për marrjen e nënshtetësisë të kreut të organizatës terroriste FETO, Fethullah Gylen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Gjykatën në Adana në rrjedhë është procedura kundër 120 personave të lidhur me organizatën terroriste FETO, në mesin e të cilëve gjendet edhe Gylen dhe sipërmarrësit e afërt me këtë organizatë.

Për ata kërkohet dënim me burg prej 7.5 dhe 25 vjet. Gjykata në Adana, mes tjerash, dërgoi kërkesë deri tek Ministria e Drejtësisë e Republikës së Turqisë që Fethullah Gylen t’i merret nënshtetësia, duke marrë parasysh se për të tashmë është shpallur fletëarrest dhe dihet se Gylen gjendet jashtë Republikës së Turqisë dhe nuk ka mundësi të merret në pyetje.

Dështimi i tentimit të grusht shtetit ushtarak në Turqi është vepër e organizatës terroriste FETO në krye të së cilës është Fethullah Gylen që jeton në SHBA. Gjatë tentimit për grusht shteti 246 persona humbën jetën ndërsa 2.194 të tjerë u plagosën. Turqia edhe formalisht ka kërkuar nga SHBA-të arrestimin e përkohshëm dhe ekstradimin e Gylenit.

Organizata terroriste FETO gjatë viteve të 70-ta të shekullit të kaluar filloi që ithtarët e saj t’i infiltrojë në institucionet e sigurisë së Turqisë, që në vitet e 80-ta në masë të konsiderueshme forcoi piramidën e tyre paralele brenda këtyre institucioneve dhe përfundimisht, më 15 korrik të vitit të kaluar kreu grusht shtetin e dështuar me qëllim të prishjes së rendit kushtetues dhe përmbysjen e pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Autoritetet turke më 2 shkurt të vitit të kaluar nga SHBA-të kanë kërkuar heqjen e “kartonit të gjelbërt” për Fethullah Gylen, kreun e FETO-s. Atij më herët, në bazë të “dhënies së dëshmisë së rreme”, i është shfuqizuar pasaporta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit