-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdogan: Anëtarësimi në BE nuk është ‘domosdoshmëri’ për Turqinë

Më të lexuarat

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve para nisjes për në samitin e NATO-s në Bruksel, Presidenti Erdoan tha se duhet mirë diçka, që anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) nuk është ‘domosdoshmëri’ për Turqinë.

Në deklaratën që bëri të mërkurën para gazetarëve në Aeroportin Esenboğa të Ankarasë para se të nisej drejt Belgjikës për të marrë pjesë në takimin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) theksoi se Bashkimi Evropian (BE) duhet të bëjë atë që i takon (lidhur me anëtarësimin e Turqisë).

“Ajo çfarë do t’u sqarojmë ne atyre është se kanë kaluar 54 vite, çfarë prisni akoma. BE-ja është në modin e asaj që ‘Turqia të tërhiqet vetë’. Kurse ne u themi këtë ‘merreni ju këtë vendim’. Në takimet që do të kemi në Bruksel (me Kryetarin e Komisionit Evropian Zhon-Klud Junke (Jean-Claude Juncker) dhe Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk) do të bisedojmë pikërisht për këtë çështje. Duhet të dihet mirë edhe një diçka, që për ne BE-ja nuk është ‘domosdoshmëri’”, tha Erdoan.

Presidenti turk foli edhe për terrorizmin, për të cilin tha se ky (terrorizmi) është shndërruar në një problem botëror, nuk është problem vetëm i një vendi.

Çështjet globale duhet të zgjidhen vetëm përmes një bashkëpunimi të përmasave globale, nënvizoi Erdoan.

“Shikojmë që në disa vende vazhdon të bëhet ende dallimi, diferencimi ‘terroristi im, terroristi yt’. Është e domosdoshme që të shqitemi nga këto qasje”, tha Erdoan.

Terrorizmi renditet në vend të parë midis kërcënimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, u shpreh Presidenti Erdoan dhe e vijoi deklaratën me fjalët: “Të gjitha këto kërcënime asimetrike kërcënojnë seriozisht sigurinë tonë, natyrisht, si në nivel kombëtar edhe atë ndërkombëtar. Në mesin e këtyre kërcënimeve terrorizmi është ai me prioritetin më të lartë. Për t’u bërë ballë të gjitha këtyre problemeve është e domosdoshme që të kemi një qëndrim të vendosur, parimor dhe të qëndrueshëm”.

Erdoan tha se është e detyrueshme që aleatët e NATO-s të jenë në solidaritet dhe bashkëpunim të plotë.

“Sulmet e muajve te fundit, sulmi në Shën-Petërburg, Stokholm, Paris dhe Mançester, na kanë treguar se terrorizmi nuk është më një çështje rajonale”, nënvizoi Erdoan.

Në lidhje me kërkesën e Gjermanisë për të tërhequr kontingjentin e saj nga baza ajrore Incirlik në Adana të Turqisë, Presidenti Erdoan tha: “Në lidhje me këtë çështje neve nuk na ka ardhur asgjë, apo diçka e ngjashme me atë ‘Ne do të shkojmë në Jordani, apo nuk do të shkojmë’. Madje para disa ditësh pati edhe deklarata nga autoritetet gjermane që një diçka e tillë nuk është në agjendën e tyre. Nëse do ta bëjnë një diçka të tillë, atëherë kjo për ne nuk është edhe një problem shumë i madh. Nëse shkojnë ne ju themi ‘udha e mbarë ju qoftë’, kaq, asgjë më shumë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit