-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdogan mban takime me liderët evropianë

Më të lexuarat

Me liderët evropianë Presidenti Rexhep Tajip Erdoan takohet në Bruksel, ku ka shkuar për të marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mban takime me liderët evropianë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ku ka shkuar për të marrë pjesë në samitin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vënëve anëtare të NATO-s.

Në këtë kuadër në hotelin ku qëndron Erdoan pati një takim me Presidentin e Francës, Emanuel Makhu (Emmanuel Macron). Takimi zgjati 45 minuta dhe u mbajt pa praninë e mediave. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Erdoan realizon takime edhe në kuadër të marrëdhënieve Turqi-Bashkimi Evropian (BE).

Presidenti turk u takua me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk dhe Kryetarin e Komisionit Evropian Zhon-Klud Junke (Jean-Claude Juncker). Takimi u mbajt pa praninë e mediave. Në takim u bisedua mbi situatën e fundit në marrëdhëniet Turqi-BE dhe hapat që mund të hidhen në të ardhmen.

Pas takimit me Tuks e Junker Presidenti Edoan u takua me Kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Më pas Erdoan do të kalojë në selinë e re të Shtabit të NATO-s dhe do të marrë pjesë në pritjen që do të organizohet për nder të kryetarëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse. Pas pritjes Erdoan do të vazhdojë takimet dypalëshe.

Fillimisht Presidenti Erdoan do të mirëpresë Kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Tëriza Mej (Theresa May) dhe më pas kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Liderët pjesëmarrës në samit do të takohen edhe në darkën e punës.

Pritet që Erdoan pas përfundimit të kontakteve në Bruksel të kthehet në Stamboll.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit