Kujdesi i selefëve për shtimin e imanit
Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, u thoshte shokëve: “Ejani ta shtojmë imanin!”
Kurse, Ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Uluni me ne ta shtojmë imanin!”
Ai thoshte gjithashtu kur lutej: “O Allahu im! Shtoma imanin, bindjen dhe të kuptuarit!
Ndërsa, Muadhi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Uluni me ne të besojmë (ta shtojmë imanin) për një çast!
Shkaqet e shtimit të imanit
Nxënia e diturisë. Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët. (Kur’an: 35, 28).
Leximi i Kur’anit, duke e medituar dhe kuptuar atë. Në të vërtetë, ky Kur’an udhëzon drejt asaj që është më e mira… (Kur’an: 17, 9).
Njohja e emrave të bukur të Allahut dhe cilësive ë Tij të larta dhe adhurimi i Tij nëpërmjet tyre.
Meditimi i jetës së Pejgamberit Muhammed, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të.
Meditimi i jetës së selefëve (të parëve tanë) të devotshëm.
Meditimi i mirësive të Islamit.
Meditimi i argumenteve kozmologjike të Allahut.
Mundimi në ibadet (adhurim) dhe shpeshtimi i punëve të mira, siç janë: namazi, zekati, lëmosha, agjërimi, haxhi, umreja, dhikri (përmendja e Allahut), istigfari (kërkimi i faljes), lutja apo duaja, lidhja e marrëdhënieve farefisnore, etj.
Dhënia rëndësi veprave të zemrës, siç janë: frika, dashuria, shpresa, përulja, mbështetja, etj.
Bamirësia ndaj robërve të Allahut.
Thirrja në rrugën e Allahut me urtësi e këshillë të mirë.
Urdhërimi në punë të mira dhe ndalimi nga të këqijat sipas mundësive.
Shoqërimi me njerëz të mirë.
Shmangia nga tubimet e shthurjes.
Shmangia nga ushqimi, të folurit dhe gjumi i tepërt dhe njëherazi edhe nga përzierja e tepërt me njerëz.
Ulja e shikimit (ndaj gjërave të ndaluara).
Palakmia në gjërat që i posedojnë njerëzit tjerë.
Të folurit drejt, sepse vërtetësia çon në mirësi.
Ta shikosh atë që është më lart në aspektin fetar dhe atë që është më poshtë në çështjet e dunjasë.
Shkaqet e pakësimit të imanit
Mosdija.
Gafleti (Shkujdesja).
Kthimi i shpinës dhe harresa.
Bërja mëkate.
Zilia.
Shoqëria e keqe.
Shejtani.
Shpirti që nxit në të këqija.
Dunjaja dhe sprova e saj.
Shikimi i gjërave që i ka ndaluar Allahu.
Lëshimi i gjuhës në përgojim, bartje të fjalëve dhe polemika të padrejta.
Dëgjimi i asaj që e hidhëron Allahun, siç janë muzika, fjalët e këqija, etj.
Teprimi në ngrënie, në pirje, në gjumë dhe gjithashtu përzierja e tepërt me njerëz.
Muhammed El-Hamed
Përktheu: Jusuf Kastrati