3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Përfitoi nga duaja e Babait!

Më të lexuarat

Tregon një hoxhe: E kujtoj një burrë te dobët dhe te varfër qe kujdesej shume për babain. Punonte dhe kur sillte paratë e fituara i linte ne tavoline ngase i vinte turp t’ia zgjaste babait dorën. Kur e pyeta për këtë me tha: Turpërohem ta zgjas dorën mbi dorën e babait e te behet fitimi im si bamirësi ndaj babait tim.
Me tregon mua -ndera ai tani është dijetar i madh- se sa here qe e lija fitimin mbi tavoline babai lutej e thoshte: O Zoti im, furnizoje birin tim dhe dituri te Kur’anit dhe beje ithtar te tij!
Kaluan vite ndërsa unë isha neglizhent ndaj kësaj duaje derisa deshi Allahu dhe gjate rrugës për ne shtëpi e takova një dijetar te qytetit, i cili me tha:
Cfarë je duke bere o biri im?
Punoj për te fituar bukën.
A nuk do te vish tek unë një here ne jave për te mësuar?- me pyeti.
Po, me gjithë dëshirë,- ia ktheva.
Kaluan dite dhe erdhi koha edhe ta mbroja doktoratën ne shkencën e Tefsirit.
Kur prezantoi ne sallë, mësuesi u ngrit ne shenje respekti për te meqë -sipas tij ky student- jo vetëm qe kishte arritur dituri por kishte arritur edhe devotshmëri. Fillova te qaj ndërsa mësuesi me tha: Qan ndërsa ne te respektojmë ty. Nuk qaj për atë por po qaj për duanë e babait tim, Allahu e mëshiroftë!
Mesimet e tregimit:
Bamirësia ndaj prindërve prej shkaqeve qe te shpijnë ne lumturi ne këtë dhe boten tjetër,
Duaja e prindit për fëmijën pranohet, dhe
Me dituri njeriut i rritet fama.
Marre nga libri: Kisasun minel eshritati’n nafiah
Burimi: http://www.denana.com
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit