-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Luftë kundër scientology-së në Gjermani

Më të lexuarat

“Kult udhëheqësi dhe sistem shoqëror racist” – thonë kritikët se ka sekti i scientologjisë. Anëtarët kundërshtojnë, ata krijuan një kishë. Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës e vëzhgon sektin, por nga ligji ai nuk ka dalë.
Ursula Caberta ka hequr dorë. Ish e ngarkuara me çështjet e sekteve në qytetin e Hamburgut, është kundërshtarja më e njohur e scientology-së në Gjermani dhe njihet si e tillë përtej qytetit të saj. Që dha dorëheqjen tregon se sa e vështirë është bërë lufta kundër sekteve dhe strukturave të tyre.

Gati dy dekada Caberta ka drejtuar grupin e punës që merrej me scientologjinë, ngarkuar nga senati i Hamburgut. Jo vetëm që ka bërë informime për organizatën por ajo ka këshilluar edhe njerëzit që kanë dalë nga sekti. Për të scientology nuk është një problem i viktimave të caktuara, por është rrezik për sigurinë e brendshme të Gjermanisë. “Mua mu bë e qartë se scientology nuk është fe por një organizatë totalitare me kultin e një udhëheqësi dhe sundim racor”. Ursula Caberta kërkon që organizata të ndalohet ligjërisht, por për këtë ajo nuk morri kurrë përkrahjen e shumicës së politikës gjermane.

Protesta para qendrës së scientologjisë, Berlin
Edhe senati i Hamburgut bëri mbrapaktheu. Për arsye financiare, ai mbylli në vitin 2010 grupin e punës dhe ia delegoi këshillimet personale Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës. Caberta u lejua të bënte vetëm punë sqaruese, pa pasur bashkëpunonjës të tjerë. Tani ajo dha dorëheqjen, sepse mbështetja politike mungon: “Nëse mjetet financiare mungojnë për punën me publikun, atëherë bëhet e vështirë që ta bësh këtë punë,” thotë 62 vjeçarja.

Scientology vazhdon të jetë nën vëzhgim
Scientology e quan veten fe dhe dhe institucionin e vetë e quan kishë, kjo është një nga pikat e cila kritikohet vazhdimisht. Jürg Stettler, zëdhënës i organizatës e quan atë “një shoqatë idealistësh” dhe thekson: “Në Gjermani shoqata e parë scientology u krijua në vitin 1972. Ndërkohë ka tetë kisha, dhjetë misione dhe disa grupime individuale.” Kishat dhe misionet janë të organizuara si shoqata të regjistruara dhe i rregullojnë aktivitetet e tyre vetë. Ato financohen nga kuotat e anëtarësisë dhe nga dhurimet, përveç kësaj ato gëzojnë përfitime fiskale duke qenë shoqatë fetare.

Këto janë vetëm shprehje të parrezikshme, argumenton Manfred Napieralla nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës në Hamburg. Scientology kërkon të ketë para, pushtet dhe ndikim. Ata që largohen nga grupi flasin për presion të madh psiqik mbi anëtarët të cilët i dorëzohen krejtësisht kishës. Organizata kërkon “të verë nën ndikim, instrumentalizojë dhe kontrollojë persona kyç nga politika, ekonomia dhe media dhe fusha të tjera të jetës.” Kjo nuk ka qenë gjithnjë kështu. Në vitin 1950 e krijuar nga L. Ron Hubbard me një përzierje Science-Fiction, copëzash filozofike dhe psikologjike, scientology dukej të ishte një nga shumë lëvizjet. ” Nga viti 1968 deri 1970, pati një kohë ndryshimesh për të rinjtë. Në këtë periudhë pati kulte dhe sekte të ndryshme, një mes të cilave ishte scientology. Ajo u përhap në qetësi”, shpjegon Napieralla.

Në vitin 1997 Konferenca e ministrave të Brendshëm në Gjermani, udhëzoi që organizata të vendosej nën vëzhgimin e Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës-me të drejtë siç konfirmoi në vitin 2008 Gjykata e Lartë Administrative në Mynster. Gjykatësit vunë në dukje se scientology kërkon të vendosë një rend shoqëror, që kufizon vlerat themelore si dinjitetin e njeriut dhe çfuqizon të drejtën për barazi.

Ndikimi i lëvizjes në rënie
Scientology nuk është e ndaluar në Gjermani. Por procese, raporte të Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetës dhe sqarimet publike si në Gjermani ashtu edhe në vende të tjera evropiano- perëndimmore kanë bërë që ndikimi të bjerë. “Nëse scientology nuk do të shihej më me sy kritik dhe vëzhgimi nga Zyra për mbrojtjen e kushtetutës nuk do të bëhej më, atëherë scientology do të bëhet sërish intensiv dhe do të zgjerohej edhe më shumë,” thotë Napieralla. Scientology i lufton kritikët: “Ata kanë pasur një njësi speciale, ‘Office of Special Affairs’ e cila kishte një sektor të vetin në Gjermani, ‘Department of Special Affairs'”, thotë një punonjës i shërbimit sekret. Scientology nuk druhet që t`i bëjë presion dhe spiunojë armiqtë e vetë.
Manfred Napieralla duhet ta dijë. Zyra për këshillime e në Institucionin për Mbrojtjen e Kushtetutës merr në vit 550 kërkesa, nga njerëz që kërkojnë të informohen ose nga ata që duan të dalin nga skena. “Edhe kur scientology është vetë në rënie, krijohet pasiguri. Me paletin e tyre të ofertave ata kanë si objektiv shtresa të gjera të shoqërisë dhe punojnë në fshehtësi dhe me subversivitet.” Edhe Ursula Caberta mendon se qëndrimi kundër scientologisë është i rëndësishëm. “Ajo është një organizatë që ka mbijetuar shumë kriza”, paralajmëron ajo./dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit