Një tjetër tentativë për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike është evidentuar në Qafë-Thanë.
Policia ka sekuestruar 22 pako me peshë 77 KG lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Mësohet se në pranga kanë rënë dy shtetas bullgarë që transportonin lëndën narkotike, si edhe shpallet në kërkim një shtetas shqiptar i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
M., 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari.
Sh. D., 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari.
Si edhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit A.G, 45 vjeç (të dhëna të tjera nuk jepen për shkak të hetimeve)”-shkruhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë
QAFË- THANË
Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 22 pako me peshë 77 KG lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas bullgarë që transportonin lëndën narkotike, si edhe shpallet në kërkim një shtetas shqiptar i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
M., 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari.
Sh. D., 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari.
Si edhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit A.G, 45 vjeç (të dhëna të tjera nuk jepen për shkak të hetimeve).
Më datë 23.05.2017 në dalje të Republikës së Shqipërisë, janë paraqitur shtetasit e mësipërm, me një mjet furgon tip “Volksëagen”, të cilin e drejtonte shtetasi Neven Milenov.
Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në këtë mjet, mund të ishte fshehur lëndë narkotike. Konkretisht në pjesën e dyshemesë, në një vend të përshtatur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
22 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 77 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”parashikuar nga nenet 283/a/2/ e 22 të Kodit Penal. /albeu.com/