-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Smilkovc, u vendos gurthemeli i kishës

Më të lexuarat

Në liqenin e Smilkovcit, sot u vu gurthemeli i kishës që do të ndërtohet në përkujtim të Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Acevski, Kire Triçkovski dhe Borçe Stevkovski, të cilët u vranë më 13 prill të vitit të kaluar.

Në prezencë të familjarëve të të vrarëve, bekim për ndërtimin e kishës dha kryetari i KOM-it z.z. Stefani.

Ndërtimin e kishës e inicuan bashkësitë lokale Stajkovë, Smilkovcë, Creshevë dhe Viniçe në Komunën e Gazi Babës.

Kisha siç bëhet e ditur do të ketë një sipërfaqe prej 150 metra katror, me një hapësirë parku prej 6 mijë metrash katror, ndërsa rreth kishës do të jetë një këmbanë, një kryq gjigand, si dh peshë pisha gjigandë në shenjë përkujtimi për pesë viktimat që u vranë vitin e kaluar. (INA)

Një kishë do të ngritet pranë Liqenit të Smilkovcit në periferi të Shkupit, në vendin ku u vranë katër të rinjtë maqedonas në prillin e vitit të kaluar, informon agjencia e lajmeve INA. Këshilli organizativ tashmë ka paralajmëruar se sot do të vendoset gurthemeli për ngritjen e kishës në shenjë përkujtimi për katër viktimat që u vranë, ku do të jetë i pranishëm kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Stefani.

Nisma për ndërtimin e kishës është bërë nga bashkësitë lokale të fshatrave Stajkovc, Smilkovc, Creshevë dhe Viniçe të komunës së Gazi Babës së Shkupit. Kisha do të të jetë në vendin ku u krye masakra e vrasjes, vetëm disa metra larg autostradës Shkup – Tetovë. Kisha siç bëhet e ditur do të ketë një sipërfaqe prej 150 metra katror, me një hapësirë parku prej 6 mijë metrash katror, ndërsa rreth kishës do të jetë një këmbanë, një kryq gjigand, si dh peshë pisha gjigandë në shenjë përkujtimi për pesë viktimat që u vranë në natën e 12 prillit të vitit të kaluar.

Toka ku po planifikohet ndërtimi i kishës është në koncesion të një familje shqiptare nga Shkupi, me ç`rast njëri nga pjesëtarët e kësaj familje, Fejzi Aziri, është në grupin e të akuzuarëve për vrasjen. Aziri kishte marrë tokën me koncesion nga shteti për 30 vite, mirëpo menjëherë pas vrasjes së pesëfishtë kjo tokë i`u konfiskua nga shteti.

Projekti është përpunuar nga kompania ndërtimore Zhikoll, ndërsa nismëtarët kanë theksuar se kanë përfituar shumë donatorë për realizimin e tij. Deri tani nuk konfirmohet se prapa projektit a qëndron ndonjë institucion apo ndonjë subjekt politik, me ç`rast jozyrtarisht bëhet e ditur për përkrahjen e dhënë nga komuna e Gazi Babës, që drejtohet nga VMRO-DPMNE.

Lidhur me vrasjen e pesëfisht në Smilkovc po zhvillohet një proces gjyqësor, ku të akuzuar nga prokuroria maqedonase janë gjashtë shqiptarë, të cilët kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tyre, duke u deklaruar se kanë dëshmi për pafajësinë e tyre. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit