Burimet bëjnë të ditur se të shtënat kanë ardhur nga klani i Sekiraqës dhe të një personi tjetër, Amin Sejdini.
Policia e Kosovës ka bllokuar rrugët afër mensës se studentëve. Shkak janë bërë të shtënat me armë në këtë pjesë të qytetit të Prishtinës.
“Rreth orës 21:30 Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në afërsi të mensës së studentëve.
Ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar”, ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë, Arbër Beka.
Policia vazhdon të jetë e pranishme aty.
“Njësitet kontrolluese duke përfshirë edhe atë të hetimeve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë në proces të grumbullimit të dëshmive të mundshme dhe informuese rreth personave të dyshuar”, ka shtuar Beka.kohaislame