Një senator amerikan thotë se rreth 4.700 njerëz, janë vrarë nga sulmet ajrore amerikane.
Ky deklarim është vlerësuar si rasti i parë që një ligjvënës amerikan ose përfaqësues i qeverisë ka cituar një numër të të vdekurve nga qindra sulme ajrore që janë kryer në Pakistan, Jemen, dhe vende tjera.
Senatori i Partisë Republikane, Lindsey Graham, u citua të ketë dhënë këtë shifër, gjatë një fjalimi në Easley në vendlindjen e tij në Karolinën e Jugut.
Graham, anëtar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit i cili mbështet sulmet ajrore me aeroplan pa pilot, është cituar nga një portal lokal “Patch” të ketë thënë: “Ne me sulme, kemi vrarë 4700 njerëz”./BS/kohaislame