Një artist suedez që ka marrë kërcënime me vdekje, pasi që kishte pikturuar Pejgamberin Muhamed (alejhi selam) në një formë të nënqmuar, tha të mërkurën se do të paraqesë karikatura të reja të Muhamedit (alejhi selam) në një ekspozitë në fund të këtij viti në Malmë, qytet ku banojnë numër i madh emigrantësh.
“Është e rëndësishme që të vazhdoj, sepse nëse tërhiqesh për shkak të kërcënimeve, nënkupton se i ke braktisur parimet demokratike”, ka thënë Lars Vilks.
Artisti është përballë më një numër kërcënimesh me vdekje që nga viazatimi i Pejgamberit alejhi selam në vitin 2007, karikaturë e cila ishte publikuar në një të përditshme suedeze rajonale Nerikes Allehanda, e cila ilustronte sipas tyre, kinse një editorial mbi lirinë e shprehjes./BS/kohaislame