0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kolonët hebrenj hapin zjarr ndaj protestuesve palestinezë

Më të lexuarat

Të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur kur kolonët hebrenj hapën zjarr ndaj protestuesve palestinezë që u mblodhën në Bregun Perëndimor

RAMALLAH (AA) – Të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur kur kolonët hebrenj hapën zjarr ndaj protestuesve palestinezë që u mblodhën në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Një grup palestinezësh u mblodhën në vendin Huwara afër Nablusit. Palestinezët protestuan për shkak të kushteve të këqija dhe johumane në të cilat të burgosurit palestinezë qëndrojnë në burgjet izraelite.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se një grup i kolonëve hebrenj hapi zjarr ndaj protestuesve, ku si pasojë u vra 23 vjeçari, Moutaz Bani Shamsah.

“Gjatë sulmit të armatosur është plagosur edhe një gazetar palestinez që ndiqte ngjarjen. Bëhet fjalë për fotoreporterin Majdia Eshtiy që punon për agjencinë amerikane Associated Press”, thuhet në njoftim.

Figura kundër okupimit izraelit Marwan Barghouti, së bashku me 1.500 të burgosur palestinezë që nga mesi i muajit prill proteston në burgjet izraelite.

Ata kërkojnë kushte humane dhe gjykim transparent.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit