-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shteti Islamik i Irakut ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Bagdad.

Më të lexuarat

Një degë e Al-Qaedas në Irak ka marrë përgjegjësinë për një valë sulmesh në zonat shiite në Bagdad.

Shteti Islamik i Irakut, ka postuar një mesazh në një forum në internet, duke thënë se sulmet “ishin hakmarrje ndaj akteve kriminale të qeverisë së udhëhequr nga shiitët në zonat sunite të vendit”.

Në dy muajt e fundit, sunitët në Irak kanë protestuar kundër regjimit të kryeministrit Nuri al- Maliki, derisa ka pasur edhe bllokime rrugësh.

Ata e akuzojnë qeverinë se po përndjek dhe diskriminon komunitetin sunit të vendit, komunitet i cili para nderhyrjes amerikane ishte shumice ne vend, ndersa sot jane komuniteti me i vogel se ai shiit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit