Pas disa javësh me paralajmërime, LG përfundimisht ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit Optimus G Pro, i cili posedon ekranin masiv me diagonale që arrin në 5.5 inç dhe 1080p.
Modeli më i ri i telefonit nga LG I cili gjithashtu është i pajisur me procesorin 1.7GHz Snapdragon 600, është pajisja e parë mobile që vjen me çipin e ri të Qualcomm, dhe prezantimi i Optimus G Pro në Amerikën Veriore pritet të ndodhë gjatë gjashtë mujave të parë të vitit.
Sikurse paraardhësi i tij, Optimus G Pro nuk dallon shumë sa i përket dizajnit dhe materialit me të cilin është mbështjellë – dhe në këtë drejtim mund të thuhet se LG përdor të njëjtën “veshje” me rivalin e saj Samsung, ndërsa pajisja është e hollë vetëm 9.4 mm, ngjashëm si Galaxy Note II.
Në përgjithësi, Optimus G Pro ka marrë vlerësime të mira nga kritikët, ndërsa LG është dëshmuar të jetë njëri ndër prodhuesit e respektuar të industrisë. .