Shkencëtarët kanë vendosur lidhjen midis duhanit që pihet në prani të fëmijëve dhe sëmundjeve të frymëmarrjes kur ata rriten.
Një studim i paraqitur pranë Shoqatës Amerikane të Kraharorit thotë se fëmijët nuk i tejkalojnë dëmet e shkaktuara nga tymi i duhanit, ndërsa rriten.
Autorët vëzhguan rreth 400 persona nga fëmijëria deri në moshën e herëshme madhore, dhe zbuluan se ekspozimi ndaj tymit të duhanit në fëmijëri u shoqërua ndjeshëm me simptoma të vazhdueshme vështirësie në frymëmarrje, duke përfshirë:
-Bllokim hundësh
-Kollitje
-Ftohje kronike
Autorët thonë se këto simptoma në moshë madhore mund t’i bëjnë këta persona më të ndjeshëm ndaj problemeve në mushkëri dhe në sistemin e frymëmarrjes, ndërsa moshohen.
Autorët e studimit thonë gjithashtu se rreziku më i madh i fëmijëve ndaj një ekspozimi të tillë vjen nga prindërit që pinë duhan./noa/