1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kryeministri i Turqisë: BE është bërë një shtet shumë burokratik

Më të lexuarat

“Problemi kryesor me BE-në është se ai është bërë një shtet shumë burokratik, në vend të një shteti politik”

LONDËR (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım (Binali Jëlldërëm) ka thënë se vendimet e ngadalta dhe burokracia janë ndër problemet kryesore që pengojnë Bashkimin Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për Evening Standard të Londrës të hënën, Yıldırım tha: “Problemi kryesor me BE-në është se ai është bërë një shtet shumë burokratik, në vend të një shteti politik”.

“Zyrtarët e nivelit të lartë e drejtojnë atë në interes të anëtarëve. Pra, vendimmarrja për çdo çështje zgjat shumë dhe njerëzit lodhen”.

Kryeministri turk tha se krerët e BE-së kanë thyer disa nga premtimet e tyre për të ndihmuar 2,2 milionë refugjatë sirianë në Turqi dhe ishin në “konfuzion të thellë” rreth anulimit të aplikimit të Turqisë për anëtarësim.

“Ne shpëtuam jetë, edukojmë fëmijët, kujdesemi për ta dhe i mbajmë në tokën tonë. Evropa duhet ta vlerësojë këtë dhe të marrë përgjegjësinë për mënyrën se si mund ta ndajmë këtë barrë”, tha ai.

Yıldırım vuri në dukje se siguria e Evropës ishte e lidhur me Turqinë. “Siguria e Evropës dhe siguria e njerëzve evropianë fillojnë nga Turqia. Nëse ne nuk kemi masat e nevojshme të sigurisë në Turqi, Evropa nuk do të jetë e sigurt,” theksoi ai.

Rreth asaj se sa kohë do të duhej për një marrëveshje tregtie midis Britanisë dhe Turqisë, Yıldırım tha se mund të duhen dy deri në katër vjet, duke shtuar se “Kjo është fare e re për të gjithë”.

Kryeministrja britanike Theresa Maj gjatë vizitës së saj në Ankara në janar theksoi interesin e Britanisë për marrëveshje të shpejtë tregtare pas Brexit-it.

Yıldırım gjithashtu kritikoi “liderët perëndimorë për mos ofrimin e mbështetjes kundër atyre që akuzohen se qëndrojnë pas tentativës për grusht shtetit të vitit të kaluar”.

Ai tha se udhëheqësit perëndimorë në vendet e tyre ofruan strehim për njerëzit që ai i konsideron si kriminelë dhe terroristë. “Ajo që ata bënë i bie sikur donin të thoni : ‘Ju lutemi, bëhuni të sjellshëm me ata që organizuan grushtin e shtetit, trajtoni mirë ato’. Çfarë është kjo? Kjo nuk është e pranueshme”, tha Yıldırım.

Rreth Donald Trumpit, ai tha se udhëheqësi amerikan është “një president shumë i mirë”. “Ai po mëson shpejt dhe vendimet i merr shpejt,” tha Yıldırım.

Rreth Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, Yıldırım tha: “Ai është ndoshta një nga personat më të mëshirshëm në botë”.

Ai tha se sapo njerëzit të njohin së afërmi presidentin e Turqisë, ata do të “duan atë më shumë. Ai nuk luan lojëra. Shprehet haptazi. Atij nuk i pëlqen të humbasë në labirintet e diplomacisë. Kjo është arsyeja pse disa njerëz nuk e duan atë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit