-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Mbi 650 ushtarak dezertojnë prej ushtrisë së Asadit

Më të lexuarat

Sipas raporterit të al-jazeera, sot në Damask të Sirisë kanë dezertuar afro 650 ushtarë të ushtrisë së Beshar El-Esedit, prej tyre mbi 50 janë gjeneralë ushtarak.

Dezertimi i tyre kishte ardhur pas një koordinimi me ushtarët e ushtrisë çlirimtare të Sirisë.
Sipas njërit prej dezertorëve, ka edhe shumë ushtarë që janë në pritje të çastit të duhur për të dezertuar por që për momentin po hezitojnë pasi që organet e sherbimit sekret vendorë kanë shtuar sigurinë dhe janë vënë në përcjellje të çdo lëvizje të ushtarëve, kjo ka ardhur si përpjekje për të parandaluar dezertimin e tyre. Ndërkohë që bëhet e ditur, nga po i njejti burim, se dezertimi kryhet pas marrëveshjes me çlirimtarë dhe pas sigurimit të plotë nga ana e tyre./.Mzh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit