4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shqiptarët, populli me më pak makina në Europë

Më të lexuarat

Me gati gjysmën e popullsisë që jeton në fshat, shqiptarët renditen si populli i fundit në Europë përsa i përket numrit të veturave për 1000 banorë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Transportit Rrugor, në Shqipëri ka rreth 400 mijë vetura që paguajnë siguracion dhe kryejnë kontroll teknik, apo rreth 140 automjete për 1000 banorë.
Ky tregues është më i ulëti në Europë, sipas të dhënave krahasuese publikiara nga Nationmaster dhe Eurostat. Shqipërisë ia kalon edhe Kosova dhe Maqedonia, të cilat kanë gati 150 automjete për 1000 banorë, raporton Monitor.
Shqipëria mban dhe një tjetër rekord, atë të automjeteve të vjetra, teksa mbi 95% e veturave në treg blihen të përdorura.
Sipas INSTAT, që prej vitit 2013, në Shqipëri importohen mesatarisht 30-40 mijë makina, ku rekordin e ka shënuar 2013, me rreth 44 mijë të tilla. Por, të dhënat e vitit 2013 nga Drejtoria e Transportit Rrugor tregojnë se nga 44 mijë makina të importuara gjithsej, 80% e tyre ishin më të vjetra se 10 vjet.
Së fundmi, qeveria ka miratuar një strategji që të gjitha makinat që qarkullojnë në vendin tonë dhe rezultojnë të jenë me prodhim para vitit 1995 të dalin gradualisht nga qarkullimi.
Shtetet me më shumë vetura
Shtetet me më shumë vetura në botë janë ato monarke në Europë, si San Marino, Monaco, Liechtenstein. San Marino ka madje më shumë makina sesa banorë (për shkak të të huajve apo një banor ka më shumë se një veture).
Nga vendet e mëdha kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me gati 800 vetura për 1000 banorë, teksa për shkak të distancave të mëdha, zotërimi i një makine bëhet domosdoshmëri për çdo anëtar të familjes.
Listën e kryesojnë vendet e zhvilluara dhe sidomos ato europiane. Italia shihet të ketë një numër të lartë veturash për 1000 banorë në 680. Vende me zhvillim të lartë, si Franca, Gjermania, Finlanda, Austri apo Zvicra duket se preferojnë edhe transportin publik, teksa numri i automjeteve luhatet në 560-580 makina për 1000 banorë. Kjo është më e dukshme sidomos në Danimarkë, (480 vetura) e Suedi (520), vende që janë mjaft miqësore me mjedisin.
Nga shtetet e rajonit, numri i lartë i veturave për 1000 banorë është në Bullgari (393), Kroaci (380), Mali i Zi (309), Serbi (238).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit