0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Desha t’ju pyes për një pyetje që më mundon prej dy vitesh

Më të lexuarat

Pyetja:

Selamu alejkum vëllezër!
Desha t’ju përshëndes dhe t’ju pyes për një pyetje që më mundon prej dy vitesh.
Radhazi po më vinë, po s’po di qysh t’i largoj veset të cilat s’po më lënë rehat të jetoj jetën prej muslimani dhe të kënaqem me bashkëshorten time. Ju lutem të më përgjigjeni në këtë pyetje sa më shpejt! Këto vese janë kështu: natën kur bie të fle, shoh disa njerëz që unë i njoh, po s’kam qejf të mendoj për ta dhe kurrë në mendje për ta më herët s’më ka rënë, por tani po më bie. E kjo a është prej shejtanit? Kur flas me gruan, nuk e njoh, më duket si dikush tjetër. Qysh t’ia bëj vëllezër, kallëzomëni se s’po mundem. Shumë më kanë lodhur, që dy herë që më vinë të njëjtat vese, a mos e ka gjetur shejtani pikën time të dobët? Allahu ju shpërbleftë!
Selam alejkum dhe Allahu ju ruajttë!

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk ka dyshim që shejtani mundohet t’i largoj njerëzit nga rruga e drejtë dhe t’i shpjerë në telashe dhe sidomos qëllimi kryesor është të ndajë burrin prej gruas së tij.

Këto vesvese i ke pa dyshim prej shejtanit, për t’u mbrojtur prej tij duhet t’u përmbahesh këtyre gjërave:

1. Pa tjetër të falësh 5 kohët e namazit, shejtani nuk ka mundësi t’i afrohet një besimtari.

2. Të jesh gjithmonë me abdest.

3. Të bësh dhikrin e mëngjesit, mbrëmjes dhe fjetjes.

4. Ta lutësh Allahun xh.sh. të ti largojë këto dyshime dhe vese.

5. Të lexosh Kuran, sidomos suren El Bekare, nëse nuk di të lexosh, atëherë duhet ta dëgjosh këtë sure.

6. Kur të vinë këto dyshime, të pështysh (të pështysh pa pështymë) tri herë në anën e majtë dhe të thuash “Eudhu bilahi minesh-shejtanirr-rraxhim”.
Nëse u përmbahesh këtyre gjërave, inshallah nuk do të ketë mundësi shejtani të të afrohet më.

Eroll Nesimi
5.7.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit