4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Orhan Pamuk: Evropa ka frikë nga islami dhe demokracia

Më të lexuarat

“Mos u shqetësoni nga zgjedhjet që bën populli. Demokraci do të thotë respektim i vendimeve të shumicës dhe lirive të shoqërisë edhe atëherë kur këto vendime janë në favor të partive politike që frymëzohen nga besimi fetar”.

Kjo ka qenë përgjigjja që nobelisti turk, Orhan Pamuk u ka dhënë skeptikëve të perëndimit lidhur me orientimin islamik të Turqisë.
Shkrimtari i njohur turk ka deklaruar për një revistë gjermane se vëmendja e mediave perëndimore ndaj Turqisë vitet e fundit i ka rrënjët tek frika e Perëndimit ndaj Islamit, një fenomen i ngjashëm me frikën, që Perëndimi kishte edhe ndaj komunizmit të Evropës Lindore apo Amerikës Latine.
“Në Perëndim lexojnë librat e mi për të parë sesi Turqia ndërthur traditat e lashta të saj me kulturën e re evropiane. Jam i bindur që në shumë vende të Evropës librat e mi lexohen nga kureshtja për islamin, të cilin e shohin si problemin më të madh të Turqisë bashkëkohore”, thekson Pamuk në intervistën e dhënë për revistën gjermane.
Nobelisti turk u intervistua për mediat gjermane me rastin e inaugurimit të Muzeut të Pafajësisë, në të cilin janë ekspozuar objekte, që lidhen me Stambollin e kohës së vjetër dhe personazhe të romaneve të Pamuk. /noa/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit