Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama të martën ka nënshkruar një rregull ekzekutiv mbi sigurinë e internetit sipas të cilit propozim, qeveria amerikane do të ndaj më shumë informata me kompanitë private ndaj të ashtu-quajturave “sulmet kibernetike shtetërore”.
Obama ka lajmëruar urdhërin e ri në mbledhjen e kongresit amerikan (State of the Union) duke deklaruar se “Amerika duhet të përballet me rritjen e sulmeve në internet” dhe duke bërë thirrje mbi kongresin amerikan të pasoj legjislacionin për “t’i dhënë qeverisë amerikane kapacitet më të madh në sigurimin e rrjetit”.
Ndërsa, gjatë kësaj jave, kompanitë si Facebook dhe Microsoft të cilat kanë informata personale të përdoruesve, kanë mbështetur propozimin CISPA dhe janë duke shtyrë kongresin amerikan të votoj për këtë propozim. Më fjalë të tjera, në rast se ky ligj hyn në fuqi, korporatat e tilla do të ndajnë informatat e përdoruesve të tyre me qeverinë amerikane.
Sipas organizatave të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave civile në Amerikë dhe në mbarë botën, propozimi i ri “Cyber Intelligence Sharing and Protection Act (CISPA)” shihet si një hap i cili do t’i jap qeverisë amerikane fuqi spiunuese dhe kontrolluese mbi të gjithë internetin. Peticioni online tashmë ka grumbulluar mbi 805,000 nënshkrime kundër këtij legjislacioni. /Indeksonline/