Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore ka dështuar përsëri që të arrijë një marrëveshje në bisedimet me Iranin në lidhje me hetimet ndaj programit të dyshuar bërthamor.
Zëvendësshefi i ANEB-it, Herman Nackaerts ka bërë njoftimin para gazetarëve në Vjenë.
Ai gjithashtu tha se palët “ende nuk kanë rënë dakord mbi datën e takimit të ardhshëm”.
I dërguari i ANEB-it në Iran, Ali Asghar Soltanieh, tha më herët se të dy palët janë pajtuar për disa pika në takimin në mes të zyrtarëve iranianë dhe ANEB-it në Teheran.
Ai nuk dha hollësi të tjera.
ANEB pritej të shtynte përpara inspektimin e bazës ushtarake Parchin, ku dyshohet se janë testuar pjesë të armëve bërthamore.