19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

56 persona vdiqën në aksidente trafiku për shtatë muaj në Kosovë

Më të lexuarat

Për shtatë muaj, nga janari deri në korrik te këtij viti, në Kosovë kanë ndodhur 12,555 aksidente trafiku, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës. Nga ky numër i aksidenteve, 51 aksidente kanë qenë me fatalitet nga të cilat 56 persona kanë mbetur të vdekur.

Policia ka bërë të ditur se numri i aksidenteve gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2022 ka qenë më i ulët, me 11,551 aksidente. Por sipas statistikave numri i aksidenteve me fatalitet ka qenë më i madh, sipas Policisë gjatë periudhës janar-korrik të viti 2022, 63 persona kanë mbetur të vdekur nga 54 aksidente me fatalitet, raportoi Ekonomia Online.

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, tha se aksidentet po ndodhin për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe respektimit të rregullave nga ana e ngasësve. Ai theksoi se pavarësisht këtij numri të aksidenteve, numri i atyre me fatalitet është i vogël, kjo për shkak të punës së mirë që është duke e bërë Policia e Kosovës.

“Bazuar në kohën në të cilën ne jemi duke marr këto shifra zyrtare nga ana e policisë së Kosovës e dëshmon faktin që kemi një fluks më të madh të veturave në rrugët e Kosovës, kjo është për faktin se kemi shumë mërgimtarë të cilët kanë ardhur për ti kaluar pushimet dhe kjo është si rezultat i asaj se rruga dhe infrastruktura përkatëse në Kosovë nuk mund ti kapërdij një fluks të tillë, një numër kaq të madh të veturave. Si pasojë kemi edhe mos përshtatje dhe respektim të rregullave të komunikacionit të cilat vijnë si shkaktarë i dehjeve apo veprimeve të tjera të pa matura të ngasësve të automjetit”, tha ai.

Shala bëri thirrje që të jetë prioritet vendosja e radarëve statik nëpër ato vende ku raportohet për numër më të madh të aksidenteve.

“Ne duhet vendosur radar statik, përmes fotografimit në rrugët dhe akset ku sipas statistikave kemi pasur aksidente me fatalitet dhe aksidente shumë të madh të numrave. Pra në rrugën Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Gjilan, Prishtinë-Pejë. Në akset e caktuara të vendosen radar statik, të jenë të përhershme ato dhe kështu do të bëhet një lloj preventive që në ato akse të mos kemi fare aksidente me fatalitet”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit