19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Hovenier takon drejtuesit e Odës Ekonomike në Kosovë dhe Serbi – flasin për përmirësim të bashkëpunimit

Më të lexuarat

Ambasadori amerikan në Pirshtinë, Jeff Hovenier ka takuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna dhe atë të Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadez.

Në një postim në “X”, Hovenier ka shkruar se kanë diskutuar për mënyrat e përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.

“Bisedë e mirë me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Serbisë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të biznesit kosovar dhe serb në Kosovë dhe Serbi.

Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, ka shkruar Hovenier. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit