7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Nën shënjestrën ruse, “pendohet” Moldavia

Më të lexuarat

Lidershipi i këtij vendi ish-sovjetik, “tërheqje nga NATO” nën frikën e luftës

Moldavia nuk do të anëtarësohet në NATO, tha kryeministrja e atij vendi, Natalia Gavrilita.

“Parimi i neutralitetit është i përfshirë në kushtetutën tonë. Ne do të kërkojmë anëtarësimin në BE, por nuk do të kërkojmë anëtarësimin në NATO,” tha Gavrilita.

Megjithëse Moldavia nuk ka plane të bëhet anëtare e NATO-s, ajo aplikoi zyrtarisht për një anëtarësim të shpejtë në BE pesë ditë më parë, në një përpjekje për të forcuar lidhjet e saj me Perëndimin.

Kujtojmë se presidentja e Moldavisë, Maia Sandu nënshkroi një kërkesë zyrtare më 3 mars për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sanda, së bashku me dy krerët e tjerë të shtetit, kryeministër e parlamentar, nënshkruan dokumentin gjatë një takimi në kryeqytetin Kishinau.

“U deshën 30 vjet që Moldavia të arrinte pjekurinë, por sot vendi është gati të marrë përgjegjësinë për të ardhmen e vet,” tha Sandu, përpara se të tregonte dokumentin e nënshkruar në kamerat televizive.

Lëvizja e Moldavisë erdhi disa ditë pasi presidenti fqinj i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një kërkesë për anëtarësim urgjent në BE, ndërsa po lufton pushtimin e forcave ruse.

Rusia kundërshton me forcë zgjerimin lindor të BE-së dhe NATO-s në veçanti, të cilën e sheh si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj kombëtare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit