22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ç’duan të arrijnë rusët duke pushtuar Mariupolin

Më të lexuarat

Pse është ky një nga qëllimet strategjike në inazionin pushtues të Ukrainës

Në ditën e shtatë të pushtimit, ushtria ruse i përqendroi operacionet e saj luftarake kryesisht në jug dhe verilindje të Ukrainës, ku bëri përparim të rëndësishëm.

Në zonën e Kievit është drejt përfundimit rifreskimi dhe fuqizimi logjistik i njësive ruse, gjë që mund të nisë rrethimin përfundimtar të kryeqytetit në 24 deri në 48 orët e ardhshme.

Ushtria ruse arriti të pushtojë qytetin e parë të madh ukrainas.

Pas disa ditësh luftimesh, pjesë të Divizionit të 7-të Ajror dhe njësitë e SPECNAZ, forcat speciale, hynë në qytetin Kherson me rreth 330,000 banorë herët në mëngjes të së mërkurës. Qyteti ka një rëndësi të madhe strategjike.

Duke pushtuar atë qytet, ushtria ruse mori nën kontroll njërën nga urat mbi Dnieper, dhe ai që mban urat mbi Dnieper kontrollon rrugët në pjesë të rëndësishme të Ukrainës.

Zyrtarët në qytetin juglindor të Mariupolit thonë se kanë frikë se një numër i madh njerëzish mund të vriten pas disa orësh granatime të vazhdueshme të qytetit.

Nënkryetari i komunës Sergij Orlov tha se pjesa e qytetit përgjatë lumit ku jetojnë 130 mijë njerëz, përfshirë edhe babain e tij, është shkatërruar pothuajse plotësisht.

“Ne nuk mund të numërojmë numrin e viktimave, por besojmë se qindra janë të vdekur. Nuk mund të shkojmë atje për të marrë trupat,” tha ai për BBC.

Forcat ruse kanë thënë se duan të rrethojnë qytetin, i cili është kyç për krijimin e një lidhjeje tokësore midis Krimesë dhe Rusisë. Nëse Rusia merr Mariupolin, një qytet me më shumë se 430,000 banorë, Ukraina do të mbetet pa dalje në Detin Azov. Gjatë sulmit, agresori rus ndërpreu rrjedhën e energjisë elektrike në qytet, si dhe goditi me raketa ndërtesat e banimit.

Një ushtar ukrainas i vendosur në Mariupol të hënën i dërgoi një mesazh Telegrafit duke i kërkuar botës që të mos i “harrojë”. “Nëse diçka ndodh, mos na lini në harresë”, tha një ushtar, emri i të cilit nuk u bë i ditur për arsye sigurie. “Mariupoli është i rrethuar dhe ne nuk mund të shpëtojmë”, e citon atë The Telgraph.

Falë pozicioneve të vendosura në Krime dhe Donbas, rusët arritën avancë më të madh në konfliktet në jug të Ukrainës. Përveç Mariupolit, ata goditën me edhe Melitopol, Berdyansk dhe Kherson. Marina ruse e vendosur në Detin e Zi po bombardon gjithashtu qytetet portuale të Ukrainës.

Separatistët pro-rusë pushtuan për pak kohë Mariupolin në vitin 2014, por ukrainasit e rimorën atë më pas. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit