23 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

20 rregulla mbi suksesin që ndoshta nuk i dini

Më të lexuarat

 

Ajo që mund të duket sukses për një person, ndryshon shumë nga një tjetër. Në mungesë të krijimit të përkufizimeve tona për suksesin, ne shpesh marrim përkufizimin e shoqërisë.

Më poshtë janë 20 të vërteta rreth suksesit – të përcaktuara si përmbushja e një qëllimi ose objektivi që janë të rrënjosura në shkencë dhe psikologji. Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për këto të vërteta, por ato janë thelbësore të dihen:

 

1. Koeficienti juaj i Inteligjencës (IQ) nuk ka aq shumë rëndësi sa mendoni.

2. Ajo që duket e mirë për të tjerët është më pak e rëndësishme se si e perceptoni ju.

3. Shpërblimet e jashtme si paratë, statusi dhe fama nuk ju bëjnë të lumtur

4. Nëse jeni i motivuar intelektualisht dhe ndikimi i punës suaj është në linjë me qëllimin, rezultati do të arrijë majat.

5. Këshillat e të tjerëve janë shpesh vetëm një mënyrë e asaj që ka funksionuar për ta. Nëse nuk ju duket e drejtë, mos e ndiqni.

6. Shpesh keni nevojë për mbështetje më shumë se sa për këshilla.

7. Besimi vazhdimisht te vetja dhe përmbysja e opinioneve negative ndihmon në krijimin e muskujve të sigurisë më shumë sesa të merrni lëvdata nga të tjerët.

8. Njohja e ndikimit që keni te të tjerët është një mënyrë për të monitoruar përmbushjen.

9. Universiteti është një zgjedhje e mirë për disa njerëz dhe jo për të tjerët. Nuk ekziston një mënyrë për të nisur një karrierë.

10. Entuziazmi, mosdorëzimi kurrë dhe mentaliteti i rritjes – gjë që do të thotë të besoni në aftësinë tuaj për t’u rritur dhe për të mësuar – janë sjellje të rëndësishme që do të ndihmojnë çdokënd për të arritur vizionet e tij në karrierë.

11. Lumturia është një praktikë që të gjithë mund ta mësojnë.

12. Të qenët i pranishëm dhe më i vëmendshëm në detajet e jetës do t’ju ndihmojë t’i shihni më lehtë përgjigjet e pyetjeve tuaja.

13. Të dini se kush jeni dhe më specifikisht zonën tuaj të gjenialitetit është e rëndësishme për të pasur një punë që e doni.

14. Ta doni punën është një pjesë e rëndësishme për të krijuar llojin e suksesit që nuk do të shkaktojë stres, mbingarkesë dhe “burnout”.

15. Nëse puna nuk ju jep kënaqësi, atëherë ka diçka që nuk shkon.

16. Administrimi i karrierës tuaj është një zakon që mund të mësohet

17.Kërkimi i punës është kënaqësi kur e keni të qartë se kush jeni dhe ccfarë doni.

18. Krahasimi i vetes me të tjerët nuk është kurrë i dobishëm.

19. Të njihni bagazhin tuaj psikologjik dhe të punoni për ta shëruar atë, është e rëndësishme për të qenë një udhëheqës i madh dhe një qenie njerëzore e shëndetshme dhe e suksesshme.

20. Dështimet duhet të vlerësohen dhe të mësoni prej tyre.

/Laura Garnett, INC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit