11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

18.03.2011 – 18.03.2023 – Nga Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

12 vjet nga fillimi i revolucionit Sirian për të hjequr qafe pushtetin diktatorial të Asadit dhe familjeve që ndanin pushtetin dhe të mirat e vendit.
Ishte protestë paqësore për liri, pushteti ishte i dhunshëm dhe eskaloi situata dhe u shndërua në luftë civile e cila akoma nuk ka përfunduar.
Me miliona të vrarë dhe me miliona të zhvendosur nga shtëpit e tyre. Lufta kaloi nga një luftë e popullit ndaj pushtetit në një luftë të grupeve opozitare kundēr pushtetit, kundër Iranit, kundër Rusisë dhe kundër grupeve terroriste që sponzorizoheshin nga perëndimi, grupet kurde edhe ISIS-i.
Zgjatja e kohës së luftës dhe mos përkrahja e kësaj lufte nga perëndimi shkaktoi humbjen e shpresës, andaj populli i zhvendosur shifnin të iknin për Europë, koha e gjatë i shtoi mosmarrëveshjet mes grupeve, madje kishte edhe momente kur qëronin hesapet mes vete me armë.
Të zhgënjyer nga mospërkrahja e botës së zhvilluar në luftën e tyre karshi një diktatori, bllokimi i ndihmave dhe armatimit cilësor, themelimi dhe përkrahja e organiztava terroriste bëri që të humbet motivi dhe vullneti te një pjesë e gjërë e shoqërisë, porse akoma ka mjaft prej tyre që vazhdojnë luftën e tyre deri në fund.
Kjo bllokadë nga perëndimi i aspiratave të popullit sirian dhe grupeve opozitare për themelim të një shteti të drejt dhe funksional ishte prej shkaqeve që ky vend të jetë i pushtuar nga Irani dhe Rusia.
Kjo padrejtësi, kjo heshtje dhe ky qëndrim prej publike karshi krejt atyre masakrave që ndodhnin në Siri është njëri prej shkaqeve që i dha guxim Rusisë të bën agresionin ndaj Ukrainës. Edhe aty u bënë një vjet luftë dhe me shumë shkatërrime dhe viktima, 20-30.000 mije rus dhe 40-50.000 mijë ukranias, numra që veç vijnë duke u rritur, kurse numri i të zhvendosur ka kaluar 8 milionshin.
Bota duhet të jetë e drejtë në të gjitha qëndrimet e tyre karshi padrejtësive të mëdha që bëhen anekënd botës dhe vetëm kështu ka mundësi të ndihmojë botën të mos kaloje në një luftë me pasoja fatale për krejt globin e tokës. Qasjet selektive, ruajtja e ekulibreve gjeopolitike, ruajtja me çdo kusht e interesit te izraelit kanë me qenë shkaku i cili do i nxitë popujt dhe shtetet të mos presin asgjë nga perëndimi dhe do lipin alternativa tjera. Ska dyshim se alternativa që i prejt popujt musliman dhe që për shkak të kësaj alternative pengohen luftat çlirimtare të popujve musliman, ushqehet nga kjo padrejtësi që e bëjnë këta forca globale dhe këtu shohim qartë istidraxhin, përshkallëzimin drejt shkatërrimit të zullumqarëve edhe si ideologji edhe si forcë globale.
Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit